Përfundon ekspertiza mjekësore, trupi i Dwamena-s niset drejt vendlindjes

Mjekët ligjorë kanë përfunduar ekspertizën mjekësore për Raphael Dwamena-n, i cili humbi jetën pas një kolapsi në sfidën Egnatia-Partizani. Tashmë mbetet vetëm publikimi i shkakut të vdekjes së tij, i cili ishte pa jetë kur u transportua në spital. Pas kërkesës së familjarëve, nuk do të ketë homazhe në klubin e Egnatias, trupi i pajetë i sulmuesit është nisur menjëherë drejt Ganës, në mënyrë që të varroset në vendlindje. Ishte babai i të ndjerit që ka bërë apel në Ganë dhe federata e këtij vendi së bashku autoritetet e tjera kanë bërë të mundur që trupi i Dwamena-s të niset sa më shpejt drejt vendlindjes së tij.

sfidanti.al