Përdhunoi shqiptaren, Robinho i kalon ditët në burg si teknik

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Manchester City e Real Madrid, Robinho, aktualisht po vuan dënimin në burg për përdhunimin e një femre me origjinë shqiptare në Milano. Pasi u dënua me 8 vite heqje lirie në Itali, Brazili ka vendosur të mos e ekstradojë por ta vendosë pas hekurave ku sulmuesi i Selecaos ka nisur një jetë të re dhe po punon si teknik televizorësh. Pasi nisi një kurs elektronik, ai vendosi të ndjekë rrugën e teknikut të televizorëve edhe pse pasuria e tij llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro. Gjatë kursit, ai ka mësuar si të punojë i pavarur dhe avokati Mario Rosso Vale thekson se Robinho është një i burgosur model. Ai shton se Robinho ka një marrëdhënie shumë të shkëlqyer me të gjithë të burgosurit por nuk mund të thotë nëse momentalisht është i lumtur me jetën që po bën pas hekurave. Ngjarja ku ai dhunoi seksualisht një të re shqiptare në një disko të Milanos, daton në vitin 2013. Qeveria italiane ka kërkuar disa herë ekstradimin e tij ndërsa në muajin mars, Robinho u detyrua të linte vilën e tij në Sao Paulo duke u ztransferuar në burg ku po kalon ditët e tij në një qeli rreth 8 metër katror.  Ndërkohë që avokatet e tij po punojnë që të ulin dënimin në apel, Robinho parashikohet të dalë nga burgi në vitin 2027 nëse vazhdon të jetë një i burgosur model.

sfidanti.al