Përcillet për në banesën e fundit Dwamena

Raphael Dwamena humbi jetën në fushë pas një ataku kardiak në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit më datë 11 nëntor. Pasi u kryen të gjitha procedurat në Shqipëri, trupi i pajetë i Dwamena mbërriti në Ganë, vendlindjen e tij. Ditën e shtunë u mbajt edhe ceremonia mortore ku ish-futbollisti u përcoll për në banesën e fundit. Dwamena ishte një nga lojtarët e huaj më të spikatur që ka luajtur ndonjëherë në futbollin shqiptar, por problemet në zemër rezultuan fatale për fatet e 28-vjeçarit që humbi jetën në terrenin e gjelbër.

sfidanti.al