Egnatia dhe Dinamo City janë dy skuadrat shqiptare që do të vijojnë rrugëtimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, pas paraqitjeve pozitive në turin e dytë kualifikues. Tashmë në raundin e tretë të këtij kompeticioni, shorti ka rezervuar përballje me rivalë të fortë për dy ekipet shqiptare që do të luajnë ndeshjet e para në transfertë. Më 7 gusht, Egnatia do të përballet me Olimpijan në stadiumin “Sto?ice” të Ljubjanës në orën 20:00. Takimi i kthimit do të luhet në “Arena Egnatia” më 14 gusht në orën 21:00.
Dinamo City do të përballet me ekipin e Hajduk Splitit në raundin e tretë. Ndeshja e parë do të luhet në Split më 7 gusht në orën 21:00. Ndeshja e dytë është planifikuar të luhet në “Elbasan Arena” më 14 gusht në orën 20:45. Në turin e dytë të Conference League, Egnatia eliminoi Dinamo Minskun, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Sakaq, Dinamo City mposhti Atletic Club Escaldes me shifrat 3-2 në total.
sfidanti.al