Përballja Asani – CR7 shmanget në fazën çerekfinale

Përballja mes Jasir Asanit dhe Cristiano Ronaldos në Championsin Aziatik u shmang në çerekfinale, pasi shorti i ndau në sfida të ndryshme. Sulmuesi i Kombëtares ka qenë në formë të mirë me ekipin Korean, çka jep optimizëm edhe për paraqitjet me Kombëtaren në Sfidat për botërorin 2026. Përballja e shumëpritur nga sportdashësit shqiptare mes Jasir Asani dhe Kristiano Ronaldon  në Championsin Aziatik u shmang në fazën çerekfinale të kompeticionit. Goglat vendosën që ekipi debutues nga koreja e jugut Guangju FC, ku luan sulmuesi i  kombëtares shqiptare do të përballet me Al-Hilal, një tjetër ekip i njohur nga Arabia Saudite. Ndërsa Cristiano Ronaldo dhe skuadra e tij Al-Nassr do të përballen me Yokohama F. Marinos nga Japonia. Al-Ahli, klubi i tretë nga Arabia Saudite që ka arritur në çerekfinale, do të përballet me Buriram United nga Tajlanda, ndërsa Kavasaki Frontale nga Japonia do të ndeshet me Al-Sadd nga Katari. Të gjitha çerekfinalet do të zhvillohen në Xheda, si pjesë e një gare të centralizuar, e cila do të përfshijë gjithashtu gjysmëfinalet dhe finalen, që do të luhen në të njëjtin qytet. Al-Hilal, fitues i turneut në katër raste rekord, do të hapë fazën finale më 25 prill kundër Gwangju FC. Më 26 prill, Yokohama F. Marinos nënkampionët e vitit të kaluar do të ndeshen me Al-Nassr, ndërsa Al-Ahli do të luajë me Buriram United. Ndeshja Kawasaki Frontale – Al-Sadd do të zhvillohet më 27 prill. Gjysmëfinalet do të luhen më 29 dhe 30 prill, ndërsa finalja do të zhvillohet më 3 maj në King Abdullah Sports City. Sulmuesi i krahut i Kombëtares, Jasir Asani, ka qenë protagonist dhe vendimtare në ecurinë e Gwangju në Championsin Aziatik, formë që jep optimizëm edhe për paraqitjet e pritshme me Kombëtaren kuqezi në sfidat e para për Kupën e Botës 2026.