Enea Mihaj vëzhgohet nga tre klube spanjolle

Enea Mihajt i përfundon kontrata me Famalikaon në fundin e sezonit. Mihaj bëri mjaft mirë në tre sezone dhe për këtë fitoi shiritin e kapitenit te klubi portugez. Në Spanjë kanë zbuluar se janë tre klube në ndjekje të 26-vjeçarit. Zhirona, Selta Vigo dhe Rajo Vajekano po monitorojnë situatën e Mihajt. Mbrojtësi i Famalikaos numëron 19 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë. Së fundmi u ftua sërish nga Silvinjo, teksa kuqezinjtë do të sfidojnë Anglinë dhe Andorrën.

sfidanti.al