“Pashë gjëra që nuk më pëlqyen”, Lautaro sulmon shokët e skuadrës

Interi u eliminua nga Botërori i klubeve. Zikaltrit u mposhtën me rezultatin 2-0 nga Fluminense. Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, sulmoi shokët e skuadrës pas përfundimit të ndeshjes. Argjentinasi e kishte me ata që sipas tij kërkojnë largimin. “Sigurisht që dhemb, ishte objektivi i fundit me forcën që na kishte mbetur. Lamë gjithçka, unë i pari, më vjen keq për grupin, nuk duam të humbim. Këtu duhet të duash të qëndrosh, po luftojmë për objektiva. Kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë, duhet të largohet. Pashë shumë gjëra që nuk më pëlqyen. Si kapiten, dua luftoj për objektiva dhe ne jemi skuadër e rëndësishme”, u shpreh kapiteni zikaltër për “DAZN”.

sfidanti.al