Lyon mund të luajë në Europa League pavarësisht rënies në Ligue 2

 Rasti i Lyon ka krijuar shumë bujë, por situata mund të përmbyset në çdo moment: klubi në pronësi të Textor është zbritur zyrtarisht në Ligue 2 për shkak të një borxhi të vlerësuar në 500 milionë euro dhe një plani rimëkëmbjeje që nuk e ka bindur organin mbikëqyrës. Aktualisht, pra, skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca mund të luajë vetëm në kategorinë e dytë franceze, por pavarësisht gjithçkaje nuk e ka humbur ende të drejtën për të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Europa League e arritur nga kampionati

Në kampionatin e kaluar, në fakt, OL u rendit në vendin e gjashtë dhe për rrjedhojë siguroi kualifikimin në kompeticionin europian, një vend që e ka ruajtur pavarësisht situatës së rëndë financiare. Për momentin asnjë skuadër tjetër nuk do të zërë vendin e tij, por vetëm me një kusht. Klubi, në fakt, ka arritur një marrëveshje me Uefa-n që do t’i lejojë pjesëmarrjen, por vetëm me një kusht të saktë.

Si do të mund të marrë pjesë Lyon në Europa League

Francezët kanë shpërndarë një komunikatë zyrtare ku shpjegojnë mënyrat e marrëveshjes së nënshkruar sot me Uefa-n. Në praktikë, do të mund të ruajnë të drejtën për të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm, të fituar falë renditjes së kampionatit të kaluar, por vetëm nëse DNCG do të pranojë ankesën e paraqitur nga Lyon. Pra, francezët do të shkojnë në Europë vetëm nëse do të marrin mundësinë për të qëndruar në Ligue 1.

Për ta bërë këtë, do të duhet të fitojnë ankimimin e paraqitur dhe të bindin organin mbikëqyrës se plani i tyre i rimëkëmbjes do të jetë efektiv. Uefa tashmë ka miratuar procedurën e qëndrueshmërisë financiare të paraqitur nga klubi, por do të duhet të presë gjithashtu rezultatin e ankesës dhe rrjedhimisht ri-pranimin e Lyon në kampionatin më të lartë francez, një mundësi që ende ekziston.

sfidanti.al