Nga data 2 deri më 27 korrik do të zhvillohet Kampionati Europian i Femrave, Zvicër 2025,. Shpërblimet për vendet pjesëmarrëse do të rriten ndjeshëm për Kampionatin Europian të Femrave 2025, me lojtaret që do të marrin një përqindje të garantuar të shpërblimeve për herë të parë. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi një fond shpërblimesh prej 41 milionë eurosh në Lozanë të Zvicrës të hënën, përpara nisjes të finaleve të EURO 2025 për femra, duke përfaqësuar një rritje prej 156% në krahasim me shifrën e vitit 2022. Pagesat e përfitimeve të klubeve do të rriten në 6 milionë euro, duke kompensuar klubet evropiane që lirojnë lojtarë për turneun.
Shuma totale e shpërblimeve në dispozicion për Kampionatin Europian të Femrave UEFA 2025 do të jetë 41 milionë euro, më shumë se dyfishi i 16 milionë eurove të marra nga federatat kombëtare në vitin 2022 dhe pesë herë më e madhe se shuma prej 8 milionë eurosh për ekipet që garuan në vitin 2017. Të 16 ekipet garuese do të marrin një tarifë fikse pjesëmarrjeje prej 1.8 milion eurosh për kualifikimin në turneun final, e cila do të përbëjë 70% të çmimit të përgjithshëm të ndarë. 30% e mbetur do të përbëhet nga bonuse performance, me ekipet që marrin 50,000 euro për një barazim dhe 100,000 euro për një fitore në fazat e grupeve, si dhe bonuse të shpërndara për çdo fazë eliminatore. Shuma maksimale e shpërblimit që mund të arrijnë fituesit e turneut, nëse fitojnë edhe tre ndeshjet e fazës së grupeve, është 5.1 milionë euro.
Në Kampionatin Europian të Femrave 2022, secila skuadër mori 600,000 euro si një tarifë fikse pjesëmarrjeje dhe totali i fitueses ishte pak mbi 2 milionë euro. Lojtaret do të shpërblehen gjithashtu për performancat e tyre në Kampionatin Europian të Femrace 2025 duke marrë një pjesë të garantuar të çmimit të marrë nga shoqata e tyre kombëtare.
sfidanti.al