Partizani, tre lojtarë pa kontratë përtej fundit të sezonit

Sa i përket Superiores, Partizani është një nga klubet që firmos kontratat më afatgjata dhe që përpiqet t’i respektojë në maksimum, sa herë pas here has edhe në konflikte me lojtarët. Aktualisht, pjesa më e madhe e lojtarëve kryesorë janë nën kontratë për të paktën edhe sezonin e tjetër, por ka edhe nga ata që mund të largohen në verë me parametra zero, që i kushton klubit financiarisht dhe sportivisht.

Emri më i përfolur është ai i Arshonzh Bintsukës, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme. Kongolezi ka refuzuar të rinovojë dhe për këtë ia ka bërë të qartë edhge klubit, që në janar u përpoq ta shiste, por vonesa me gjetjen e një zëvendësuesi, solli koston që Bintsuka të mund të largohet falas në verë. TAIPI – Pas largimeve të shumta të liderëve, duket qartë se Taipi në këtë moment është lojtari që po merr më së shumti përgjegjësi, ndikuar edhe nga mosha e tij. Ai nuk është një lojtar që premton për të ardhmen, por një element që i vlen akoma ekipit. Në verë ai mund të largohet si lojtar i lirë, por duhet thënë se dëshira për të vazhduar nuk ka munguar dhe ashtu si në vitet e shkuara, mund të gjendet një zgjidhje edhe në fund të këtij sezoni.

Nigeriani erdhi në janar te Partizani si një afrim i madh për shkak të “CV”-së, teksa, që me ardhjen e tij, ka arritur të lërë shenjë, duke i dhuruar fitoren e parë pas shtatë ndeshjesh dhe duke nxjerrë ekipin nga një krizë shumë e rrezikshme. Në momentin e prezantimit të sulmuesit, klubi i kuq nuk ka bërë me dije afatin e kontratës së sulmuesit. Megjithatë, burime pranë klubit kanë bërë me dije se nigeriani ka firmosur deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër. E paqartë mbetet nëse rinovimi është në varësi të klubit apo të të dyja palëve. Nëse Eleke nuk do të qëndronte, maja e sulit do të bëhej çështje te “Demat”, pasi pritet të ikë edhe Bintsuka dhe Keko do të mbetej “pyka” e vetme.

Me shitjet e janarit, mund të themi se Partizani ka mbyllur një “epokë” të artë sa i përket transferimeve. Tashmë klubit i lind detyra të rrisë “xhevahirë” të tjerë për të përfituar të ardhura në vijim. Por për momentin, duke parë situatën e ekipit dhe formën e lojtarëve, thuajse asnjë lojtar nuk premton për një shitje të madhe, të ngjashme me ato të Rrapajt, Maget apo Matondos. Klubi i kuq ka arritur të grumbullojë mbi 3 milionë euro me shitje në vitet e fundit, por tashmë duket se ka ardhur koha që klubi të punojë për të rritur, përpara se të niset të shesë sërish.

 

sfidanti.al