Bylisi ka mposhtur Partizanin me shifrat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Superiores.
Sfida fillimisht u zhbllokua nga “demat” me Isgandarlin i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por ballshiotët nuk u dorëzuan duke rikthyer baraspeshën në të 42-ën me Malomon. Kështu u mbyll pjesa e parë e sfidës.
Në të dytën, Malomo gjeti golin e dytë falë një gabimi të Buxhelaj i cili ia dha topin “gati”. Sfida u vulos kur Muktar shënoi të tretin për vendasit dhe Partizani kapitulloi. Pas kësaj ndeshje, Bylisi ngjitet në vendin e 6-të ndërsa Partizani pozicionohet në të 8-in.
sfidanti.al