Te Partizani nuk po gjejnë qetësinë në këtë sezon, pasi përveç se nuk po arrijnë të kenë stabilitet në kampionat, po vuajnë mungesën e disa titullarëve. Një titullarë së fundmi ka shtuar “hallet” e të kuqve. Adnard Mehmeti ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së parë. Mesfushori u dëmtua në sfidën që kryeqytetasit zhvilluan me Kukësin në Kupë dhe lojtari u detyrua të linte fushën i dëmtuar për shkak të dhimbjeve të marra. Ish-lojtari i Erzenit iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësorë dhe është ëmsuar se duhet të qëndrojë 4 javë jashtë fushave të blerta. Një mungesë e rëndësishme për të kuqtë që humbin shërbimet e mesfushorit për 4 javët e ardhshme.
sfidanti.al