Partizani ndalet edhe në Kurbin

Mbyllet në barazim pa gola 0-0 sfida Laçi-Partizani. Vendasit kanë qenë më kërkues në pjesën e parë, duke dominuar kundërshtarin, madje i janë afruar golit në disa raste, por portieri Qirko ka ruajtur të paprekur portën e Partizanit. Edhe në pjesën e dytë janë kurbinasit ata që shfaqen më kërkues, por nuk arrijnë që të finalizojnë rastet e krijuara. Mbyllet në barazim pa gola sfida, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë. Partizani ngjitet në kuotën e 39 pikëve, ndërsa Laçi shkon 24 pikë. Kujtojmë që dy skuadrat do të përballen sërish në mesjavë në një sfidë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

sfidanti.al