Armenia, “poker” golash ndaj Shqipërisë

Shqipëria e futbollit të sallës ka pësuar humbjen e dytë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2026. Një poker golash nga skuadra armene, e cila ka shfrytëzuar maksimalisht faktorin fushë. Lojtarët e kombëtares sonë, të cunguar edhe për shkak të mungesave, kanë rezistuar për 16 minuta, ndërsa janë munduar të mbrohen fort dhe të kundërsulmojnë rrezikshëm. Dhe në të 16’, Nevedrov hap serinë e golave.

Pas pushimit, Shqipëria pëson dhe dy gola të tjerë, kjo në harkun kohor të dy minutave, ndërsa kështu nuk ka më vrull për t’i bërë ballë Armenisë. Petrosov në të 23’ thellon në 2-0. Pas dy minutave, Nevedrov thellon edhe më tej në 3-0. Dhe serinë e golave për Armeninë e mbyll Serosian dhe 4-0. Armenia ngjitet në kuotën e shtatë pikëve në tre ndeshje, kurse Shqipëria, kjo me një fitore dhe dy humbje, mbetet në kuotën e tre pikëve.

Çfarë në vazhdim e bën të vështirë arritjen e objektivit për në fazën Play-off të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 të futbollit të sallës. Ndeshja e radhës do të jetë përsëri me Armeninë, kjo të mërkurën në ora 19:00 në sallën olimpike “Feti Borova”. Më pas më 7 mars do të udhëtohet drejt Kazakistanit dhe fushata kualifikuese mbyllet më 12 prill ndaj Danimarkës në Tiranë.

sfidanti.al