Një agjenci e veçantë që bën qindra mijë kombinime të mundshme, ka bërë parashikimin e saj se kush do të jenë kampionët e rinj të kontinentit, pra kampionët e ardhshëm, ku interesimi më i madh është për ligat kryesore europiane. “Motori i hamendësimeve” quhet “Indeksi Europian i Klubeve” (Euro Club Index) dhe llogarit deri në 1 milionë skenarë të mundshëm.
Në Spanjë, sipas tij, Reali dhe Barcelona do ta mbyllin kampionatin me pikë të barabarta 90, por kampion do të shpallet Madridi besohet me ndeshje direkte më mirë, ose me golaverazh. Në Angli, po ashtu kampioni i vjetër do të fitojë përsëri. Çelsi i Antonio Kontes, edhe pse trajneri është i pakënaqur me blerjet e munguara, pritet të fitojë 78 pikë, ndaj 76 të Mançester Sitit, me Mançester Junajtidin dhe Liverpulin që do të mbeten jashtë Championsit.
Në Gjermani, do të sundojë përsëri Bajerni, që do të jetë kampion me 82 pikë, ndaj 67 të Dortmundit, ndërsa në Itali, Juventusi do ta “bëjë rrugë” fitimin e titullit me 92 pikë, 12 më shumë se Napoli. Së fundi, Paris SG do t’ia shohë “hajrin” blerjeve pasi do të shpallet kampion me 93 pikë ndaj 81 të Monakos.
Sfidanti.al