Panik në ndeshjen Korabi-Vora, lojtari mik transportohet me ambulancë

Momente paniku ndodhën në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Korabit dhe Vorës, ku lojtari i kësaj të fundit, Frenklin Ntepeh u dërgua me urgjencë në spital. Pas një përplasje në minutën e 77’ të takimit, mesfushori përfundoi i shtrirë në tokë dhe u desh ndërhyrja e stafit mjekësor e më pas ambulancës. Mësohet se nuk ka asgjë serioze për gjendjen shëndetësore të Ntepeh. Lojtari nuk vuan nga asnjë problem shëndetësor ndërsa gjendja e tij është stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

sfidanti.al