Palmeiras apo Santos, kjo është dilema për Neymar? Me sa duket jo, një rikthim romantik në ish-skuadrën e tij është më i mirë, pas deklaratave të fundit të presidentes të Palmeiras:
“Neymar nuk do të vijë te Palmeiras. Ky klub nuk është një qendër mjekësore. Unë dua dikë që mund të luajë menjëherë, nesër, nëse trajneri dëshiron. Unë nuk do të pranoj një lojtar që nuk është gati të luajë. Ai do të shkojë te Santos “, deklaroi Leila Mejdalani Pereira, duke iu referuar qartë gjendjes së brazilianit. Është një periudhë e vështirë për Neymar, që pasi u rikthye në fushë pas një dëmtimi të rëndë, u ndal sërish pas një tjetër shqetësimi fizik me skuadrën e tij Al Hilal.
sfidanti.al