Jorge Martin shpallet kampion në MotoGP

Jorge Martin është kampioni i ri i botës në MotoGP! Pilotit spanjoll i duhej vetëm vendi i 3-të në Çmimin e Madh të Barcelonës për të fituar titullin e klasit të lartë për herë të parë në karrierën e tij. Vendi i parë në Barcelonënuk i mjaftoi Pecco Bagnaia, i cili përfundoi 10 pikë prapa madrilenit në klasifikimin e përgjithshëm. I dyti në podiumin e sotëm u rendit Marc Marquez, i cili zuri vendin e 3-të në renditjen e përgjithshme të MotoGP.

sfidanti.al