Oscar e mbyll me futbollin

Oscar, mesfushori i njohur brazilian, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 34-vjeçare. Lajmin e dha vetë ish-lojtari i Chelsea-t përmes një videoje të publikuar në kanalet zyrtare të São Paulos.

Arsyeja e tërheqjes lidhet me probleme shëndetësore. Gjatë vizitave të rregullta mjekësore në nëntor, para fillimit të sezonit, iu konstatuan probleme kardiake që e detyruan të merrte këtë vendim të vështirë.

“Do të doja të bëja më shumë, por tani po tërhiqem dhe do të vazhdoj të mbështes këtë klub,” tha Oscar, duke treguar përkushtimin e tij ndaj São Paulo-s edhe pas lamtumirës nga fusha e lojës.