Bayernit të Mynihut do t’i duhet të bëjë pa Manuel Neuer në javët e mbetura për vitin 2017. Portieri gjerman iu nënshtrua një ndërhyrjeje kiruirgjikale për një frakturë të pësuar në këmbën e majtë, operacion që rezultoi i suksesshëm, por që e lë Neuer jashtë fushave të lojës deri në janar të vitit 2018. Ai që konfirmoi gjithcka ishte vetë Karl Heinz Rummenigge. ‘Operacioni shkoi shumë mirë-tha Rummenigge-dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Tani do të presim që kapiteni ynë të kthehet në rafhët tona në muajin janar’.
Neuer që e kishte pësuar një dëmtim në këmbën e majtë dhe më parë, u kthye nën urdhrat e Ancelottit në 26 gusht në sfidën nkundër Ëerder bremen.. tani ai që do të mbrojë portën e kampionëve të Gjermanisë deri në janar do të jetë pikërisht Sven Ulreich i cili ka luajtur si titullar edhe në 3 ndeshje të tjera.
sfidanti.al