Një spanjoll do të vendosë drejtësi në sfidën Angli-Shqipëri

UEFA ka publikuar emrat e skuadrës së arbitrave që do të vendosë drejtësi në sfidën Angli-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Do të jetë një ekip arbitrash spanjollë, ai që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e parë të kuqezinjve në rrugën drejt Botërorit 2026. Alejandro José Hernández Hernández do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes që do të luhet në “Uembli” në 21 mars. José Enrique Naranjo Pérez dhe Diego Sánchez Rojo do të jenë asistentët e tij. Alejandro Muñiz Ruiz  do të jetë gjyqtar i katërt, ndërsa në VAR do të jetë César Soto Grado.

sfidanti.al