Bylisi ka barazuar me Laçin dhe tashmë ndërlikon edhe më pozitat në renditjen e Superiores, me mallakastriotët që synim kanë mbijetesën mes më të mirëve. Në tri javë të luajtura në këtë fazë të katërt, ajo që bie në sy është se skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Mezani ka vetëm 4 pikë, ndërsa synimi ka qenë për 6 pikë.
Tashmë kur jemi edhe gjashtë javë nga fundi, duket se mallakastriotët nuk janë sipas pritshmërive, për më tepër që Bylisi në merkaton e janarit është skuadra më e përforcuar në numër, por edhe cilësi lojtarësh. Natyrshëm që kanë ndikuar edhe mungesat thuajse javë pas jave, për shkak të dëmtimeve, por edhe pezullimeve nga kartonët.
Mjafton që të përmendim titullarë, si: Marku, Peralta apo Lamara ndaj Laçit. Ndaj edhe dje trajneri Gentian Mezani ka nxjerrë në stërvitje dhe ka provuar në testin me Labërinë, Beqajn, Micin, Mahmutin, Baçin, Cvelajn, Kasajn, Akibunë, Diallon, Kane, Igor, Syla, Papa, Mustafa, Alao, Sulovari e Maneh, në mënyrë që ata të jenë sa më në formë dhe gati në ndeshjet e radhës në Superiore.
Ballshiotët luajnë me Tiranën dhe kjo periudhë pauze e garës i ndihmon ata, por sidomos trajnerin Mezani, për të përgatitur skuadrën për 6 “finalet” e mbetura në kampionat, ku Bylisi pret në shtëpi pas transfertës me bardheblutë Egnatian e Vllazninë, me pas në transfertë me Elbasanin, pret Partizanin dhe udhëton drejt Korçës në javën e fundit.
sfidanti.al