Një mbrojtës kroat për Tiranën

Tirana nuk ndalet në merkato. Skuadra bardheblu do të përforcohet me një mbrojtës kroat. Bëhet fjalë për Anton Kresic, i cili do të vijë në formë huazimi deri në fund të sezonit nga rumunët e Kluzh. Është 29 vjeç dhe ka një CV të pasur. Është aktivizuar me skuadra si Atalanta, Trapani, Avellino, Cremonese, Padova, Rijeka apo Gorica. Kresic pritet të mbërrijë në Tiranë dhe të vendoset menjëherë në dispozicion të stafit drejtues të skuadrës bardheblu.

sfidanti.al