“Haaland kundër Lisandro Martinez në derbi? Norvegjezi do ta shtyjë në rrjetë pasi të shënojë”. Kështu ironizoi Paul Scholes, një legjendë e Manchester United nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, mbrojtësin argjentinas para derbit të Old Trafford gjatë podkastit “The Good, The Bad & The Football”, duke shkaktuar zemërim midis tifozëve të Djajve të Kuq. Ish-shoku i tij i skuadrës, Nicky Butt, ishte në të njëjtën gjatësi vale, duke mos pasur kurrë dyshime për rezultatin e derbit, duke bërë disa goditje ndaj ish-qendërmbrojtësit të Ajax: “City do të fitojë, me siguri. Dueli Haaland-Lisandro? Erling do ta ngrejë si një foshnjë”.
Vendimi në fushë, megjithatë, vërtetoi fuqishëm se dy legjendat e tri herë kampionëve evropianë e kishin gabim: United fitoi derbin 2-0, dhe Lisandro Martinez e ndali Haalandin, duke luajtur një nga ndeshjet e tij më të mira që kur veshi fanellën e Djajve të Kuq. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes në Old Trafford, mbrojtësi argjentinas iu përgjigj sulmeve të dy ish-lojtarëve, duke thënë disa gjëra hapur.
“Fjalët e Scholes? Sinqerisht, ai mund të thotë çfarë të dojë. Ia kam thënë tashmë, nëse do të më thotë diçka, mund të vijë ku të dojë. Në shtëpinë time, kudo. Nuk më intereson”, tha me zë të lartë Lisandro Martinez. “Të gjithë mund të flasin në TV, por kur i sheh këtu, ballë për ballë, askush nuk të thotë asgjë. Pra, për sa më përket mua, nuk më intereson shumë se çfarë thonë. U përqendrova vetëm te performancat e mia, te performancat e ekipit dhe do t’i jap gjithçka këtij klubi deri në ditën time të fundit”.
sfidanti.al

