Për Francën nuk është ndonjë problem, sepse ajo i mbylli ndeshjet e saj, dhe ka treguar se kur është në formë nuk ka nevojë për yje të veçantë, me përjashtim të ndonjë Mbapeje apo Benzemaje. Gjithsesi, mungesa e Pol Pogbasë është problem për Mançester Junajtidin, sepse mesfushori francez siguron klas dhe potencial në ndeshje, me kusht që të luajë siç duhet. Lajmet nga Anglia janë që Pogba mund të humbasë deri në 3 muaj të sezonit për Mançester Junajtidit, një goditje e madhe për trajnerin Solskjer në një fazë tepër vendimtare, së pari në Champions, por edhe në Premier Ligë që deri në janar luan ndeshje të rëndësishme. “Shpresojmë që të bëhet gati për 6-7 javë, – thotë Solskjeri, – por, skenari më i keq është deri në 12 javë për dëmtime të tilla si ky e Polit”.
Sfidanti.al