Nëna e Mbappe: Nëse do të kishim mundësi, do të merrnim edhe 10 miliardë

Kylian Mbappe mbetet gjithmonë futbollisti më i përfolur në planet. Ndoshta pse është më i forti ose në çdo rast një nga tre të parët dhe se e ardhmja e tij është një temë e përditshme diskutimi në të gjitha vendet, veçanërisht në Francë dhe Spanjë. Sulmuesi i PSG-së do të jetë i ftuari special i programit “Envoyé Special” javën e ardhshme, por pa ndonjë surprizë. Ai nuk do të japë asnjë të dhënë për ekipin e tij të ardhshëm. Fayza Lamari, nëna e lojtarit të datëlindjes 98, shpjegoi se djali i saj do të dhurojë 30% të pagës për fondacionin “Inspired by Kylian Mbappé” dhe kjo do të jetë tema e intervistës së tij. Ajo ka deklaruar se gjatë negociatave me PSG-në në vitin 2022 do të kishte pranuar një shumë edhe më të madhe për rinovimin e kontratës.

“Nuk ka asnjë faj apo turp, nëse do të kishim mundësi për të marrë 10 miliardë euro, do t’i kishim marrë, sepse kështu funksionon sistemi.”

sfidanti.al