Në Itali thonë se tek Interi ka një aleancë Lukaku-Inzagi

Trajneri dhe sulmuesi janë që të dy të rrezikuar për vazhdimësinë në Milano. Që të dy dëshirojnë të jenë tek Interi edhe sezonin e ardhshëm, por Simone Inzagi ka dyshimet e drejtuesve për aftësinë në Serinë A, ndërsa Romelu Lukaku nuk ka bindur me gola këta muaj. Gjithsesi, dy rrjetat e shënuara nga belgu në ndeshjen e fundit të kampionatit janë shenjë se ai po “ngjallet”, ashtu siç shënoi edhe ndaj Portos në Champions. Të shohim nëse trajneri dhe sulmuesi do të kenë një aleancë të “shëndoshë” që t’i kualifikojë për në Champions nga Seria A dhe t’i dërgojë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sfidanti.al