Ndër kontratat e sponsorizimeve të fanelës në futboll, kjo e klubit zikaltër italian ishte nga më prestigjiozet. Jo edhe aq për vlerën financiare, që nuk ishte më e lartë se 10-15 milionë euro në sezon, sesa për historinë e saj të gjatë. Interi i Milanos dhe Pireli ishte një nga çiftet më të vjetër në botë, dhe këtë vit kanë hyrë në sezonin e 26-të së bashku. Ky do të jetë edhe “moti” i fundit pasi Pireli lajmëroi se nuk do të ketë rinovim. Me gjasë, pronarët kinezë të Interit duan një marrëveshje më fitimprurëse dhe kanë arsye.
Klube të tillë si Barcelona, Reali, Mançester Junajtidi, Paris SG, Mançester Siti, Arsenali, Çelsi, Bajerni, Juventusi, Liverpuli e Totenhemi kanë fitime shumë më të mëdha, ku rekordin e mbajnë katalanasit me 150 milionë euro në sezon (!!!). Padyshim që grupi Suning do të gjejë një sponsor më të mirë për të arritur rivalët e përmendur më lart, ndër të cilët Totenhemi ka kontratën më të vogël me 30 milionë paundë stërlina. Gjithsesi, përsa i përket kohëzgjatjes, Interi nuk do të mund të konkurrojë Bajernin që ka 54 vjet me Adidasin.
Sfidanti.al