Ngjitja në karrierë e Luis Hasës është e shpejtë. Sulmuesi i talentuar me origjinë shqiptare verën e kaluar u largua nga sektori i të rinjve të Juventusit me destinacion Leçen, por duket se në Salento do të qëndrojë shumë pak. Sipas medieve italiane, Napoli ka shfaqur interes të fortë për futbollistin shqiptar. Të kaltrit, që luftojnë për titullin kampion, janë në kërkim të një mesfushori dhe Hasa ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve. Hasa nuk ka debutuar ende me Leçen këtë sezon dhe interesi i Napolit duket se është zgjidhja perfekte për të dy palët. Interesi i klubit kampan vjen pasi drejtori sportiv, Xhovani Mana njeh cilësitë e talentit në kohën kur ky i fundit luante për Juventus Next Gen.
sfidanti.al