Nagelsmann e detyroi portierin të simulonte një dëmtim

Gjermania aktualisht është larg pritshmërive të tifozëve dhe publikut por sikur të mos mjaftonin paraqitjet e dobëta, një goditje të madhe në imazh kjo skuadër e mori nga veprimet e fundit të trajnerit Julian Nagelsmann. Gjatë ndeshjes me Austrinë në Vjenë, kur Gjermania po humbiste dhe kishte një lojtar më pak për shkak të përjashtimit të Leroy Sane, trajneri e urdhëroi portierin Kevin Trapp të shtrihej në fushë. Edhe pse ende nuk dihet se cila ishte arsyeja e saktë e kësaj lëvizjeje, supozohet se Nagelsmann e urdhëroi Trapp të simulonte një dëmtim dhe të fitonte më shumë minuta. Ky vendim u dënua menjëherë pasi Kombëtarja Gjermane është dalluar përherë për fair play dhe disiplinë.

sfidanti.al