Një tjetër skandal në futbollin francez. Këtë herë në bëhet fjalë për një episod të dyshuar të dhunës seksuale i raportuar nga disa tifoze të Lens dhe që daton që nga data 20 tetor. Denoncuesit (mbështetës të Lille dhe të Lens) pretendojnë se gjatë kontrolleve para se të hynin në stadiumin “Ocean” të Le Havre, janë ngacmuar seksualisht nga një rojë sigurie. I akuzuari është gjithmonë i njëjti person, përgjegjës për kontrollet e sigurisë së tifozëve. Nga sa rezulton nga denoncimet, kontrollet janë cilësuar si “invazive” me “prekje të vazhdueshme në gjoks dhe organet gjenitale”. Megjithatë, prokurori publik saktëson se “duhet të demonstrohet dhuna seksuale, në veçanti elementi i qëllimshmërisë”. Drejtuesit e Le Havre janë distancuar menjëherë: “Kjo është hera e parë që një rojë sigurie është i implikuar dhe personi përgjegjës nuk është identifikuar kurrë më parë për ngjarje të ngjashme”.
sfidantil.al