Pol Pogba bëri edhe diçka tjetër për të shtuar spekullimet se fajtor për humbjen e tij të formës tek Mançester Junajtidi është Zhoze Murinjo. Mesfushori bëri një paraqitje të shkëlqyer për Francën, në fitoren 3-1 në fushën e Rusisë, duke shënuar një gol e duke krijuar një tjetër, ndërsa u duk krejt tjetër lojtar nga ai që jemi mësuar ta shikojmë në Premier Ligë apo në Champions.
Gjatë këtyre javëve, kanë qenë të shumtë analistët që kanë kritikuar Murinjon, i cili, sipas tyre, nuk e ndihmon Pogbanë dhe nuk e vendos në pozicionet ku ai mund të japë maksimumin, madje kohët e fundit e ka lënë në stol. Murinjo pati probleme të tilla edhe me Kristiano Ronaldon kur ishte trajner i Realit të Madridit, ndërsa besohet se kriza në marrëdhëniet me lojtarët mund t’i kushtojë vendin e punës në “Old Traford”.
Sfidanti.al