Beşiktaşi dhe Trabzonspor kanë arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit shqiptar, Ernest Muçi, duke u dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij. Pas qëndrimit të trajnerit të ri të Beşiktaşit, Sergen Yalçın, i cili kishte sugjeruar largimin e lojtarit, Trabzonspori lëvizi shpejt dhe bindi drejtuesit e klubit nga Stambolli.
Sipas medieve turke, Muçi pritet të mbërrijë në Trabzon mëngjesin e së shtunës për të përfunduar procedurat dhe për t’u bashkuar me ekipin e tij të ri.
“Çështja e Muçit u zhvillua shumë shpejt, nisi që mbrëmë. Është një lojtar që unë e pëlqej shumë, ka talent dhe potencial të madh. Ai ka nevojë për besim dhe për t’u ndier i lumtur. Shpresoj që gjithçka të përfundojë me sukses”, – tha Tekke.
Muçi, 24 vjeç, iu bashkua Beşiktaş-it në vitin 2024, pasi u transferua nga Legia Varshavë për 10 milionë euro. Me fanellën bardhezi ai ka zhvilluar 61 ndeshje, duke realizuar 11 gola dhe dhënë 4 asistime.
Kalimi i tij te Trabzonspori shihet si një mundësi e re për mesfushorin ofensiv nga Tirana, i cili kërkon të rifitojë hapësirat dhe të rikthejë formën e tij më të mirë në Superligën turke.