Trajneri spanjoll, Luis Enrique Martínez, është shtruar në spital pasi pësoi një aksident teksa po ngiste biçikletën, një nga pasionet e tij të mëdha jashtë futbollit. Ngjarja ndodhi këtë të premte dhe, për shkak të dëmtimit, ai u dërgua menjëherë në urgjencë.
Në një komunikatë zyrtare, Paris Saint-Germain bëri të ditur se trajneri spanjoll do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një frakture në klavikul.
Klubi francez shprehu gjithashtu “mbështetje të plotë” për trajnerin, duke i uruar “shërim sa më të shpejtë”. Aksidenti ndodhi gjatë pushimit të kombëtareve, ndërsa PSG ka përpara ndeshjen e kampionatit kundër Lens-it më 14 shtator dhe debutimin në Champions League më 17 shtator kundër Atalantës.
sfidanti.al