Moment fantastik për Cristiano Ronaldon në Arabi, zgjidhet lojtari i muajit

Cristiano Ronaldo u zgjodh këtë të enjte lojtari i muajit gusht në kampionatin e Arabisë Saudite. Këtë muaj, sulmuesi portugez shënoi pesë gola dhe dha dy asistime për Al Nassr, që drejtohet nga  Luís Castro. Igor Coronado (Al-Ittihad), Riyad Mahrez (Al-Ahli) dhe Malcom (Al Hilal) ishin lojtarët e tjerë të nominuar për çmimin.

Sa i përket trajnerit më të mirë, ky çmim iu dha Nuno Espírito Santo, trajner i Al-Ittihad, që arriti gjatë muajit gusht 4 fitore, me 12 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.