Milani dhe kompania sportive PUMA kanë prezantuar sot zyrtarisht fanellën e re shtëpiake për sezonin 2025/26, një dizajn i guximshëm dhe simbolik, që nderon historinë dhe shpirtin luftarak të klubit kuqezi. Fanella e re ruan vijat tradicionale vertikale kuqezi, por vjen me një element unik dhe të zjarrtë: flakë që përshkojnë ngjyrat dhe një stemë e kuqe si zjarri, duke i dhënë pamjes një dimension modern dhe agresiv. Dizajni frymëzohet nga një prej thënieve më ikonike të klubit:
“Ngjyrat tona do të jenë e kuqja si zjarri dhe e zeza si frika që do t’ua fusim kundërshtarëve”. Kjo fanella do të vishet për herë të parë më 24 maj, kur Milani do të përballet me Monzën në javën e fundit të Serisë A. Ky kit i ri nuk është vetëm një deklaratë stili, por edhe një sinjal i qartë për sezonin që vjen: një Milan që dëshiron të rikthehet i frikshëm dhe dominues, ashtu si në ditët e lavdisë.
sfidanti.al