Kthesë e papritur për të ardhmen e Igli Tares. Shqiptari ka dalë nga lista e dëshirave të Milanit për rolin e drejtorit sportiv. Të paktën këtë shkruan ‘Gazzetta dello Sport’, që i referohet faktit që kuqezinjtë e kanë zhvendosur vëmendjen te një tjetër emër. Bëhet fjalë për Lee Congerton, i cili tashmë gjendet në ‘pole-position’ për të marrë këtë rol tepër vendimtar. 51-vjeçari e njeh mjaft mirë kampionatin italian pasi për dy vite ishte kreu i Zhvillimit ndërkombëtar i Zonës sportive te Atalanta. Uellsiani mburret me ‘zbulimin’ e Cahanollu dhe Lukman. Kështu, ai duket të jetë i zgjedhuri për detyrën delikate të rikthimit të kuqezinjve pas një sezoni që sipas drejtorit ekzekutiv, Giorgio Furlani , ishte një dështim.
Congerton filloi si trajner i të rinjve te Wrexham, Liverpool dhe Chelsea, ku u bë shef i skautëve. Më pas ai u transferua në Gjermani, te Hamburgu ku zbuloi talentin e Calhanoglu nga Karlsruhe në divizionin e tretë gjerman. Pas kthimit në Britaninë e Madhe ai mbërrin në Bergamo. Ai solli Ademola Lookman te Atalanta, përpara se të transferohej te Al-Ahli në Arabinë Saudite në shkurt të vitit 2024. Milan synon që të firmos me 51-vjeçarin në muajt e verës, me Congerton që do ndërtojë skuadrën e së ardhmes.
sfidanti.al