Milan-Como në Australi?

Ndeshja e Serisë A, Milan-Como, për sezonin e ardhshëm futbollistik, e programuar për t’u luajtur në fundjavën e 7-8 shkurtit 2026, do të luhet në Australi. Shkak bëhet olimpida “Milano-Cortina 2026”. Pikërisht në ato data stadiumi “San Siro” do të jetë i zënë me ceremoninë hapëse të Lojërae olimpike dimërore.

San Siro apo stadiumi Optus në Përth, një strukturë me 60,000 vende që përdoret zakonisht për futbollin, regbin dhe kriketin australian? Ku do të luhet ndeshja Milan-Como, e vlefshme për javën 24-të të Serisë A, e planifikuar për fundjavën e 7-8 shkurtit 2026. Data këto që përkojnë me një tjetër ngjarje të rëndësishme sportive.

Kur në “San Siro” do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Por a është gati kampionati i Serisë A, të zhvendoset për herë të parë në historinë e tij jashtë Italisë? Në Australi, Milani do të ishte sikur luan në shtëpinë e tij në fakt, duke pasur parasysh praninë e konsiderueshme të tifozëve të skuadrës kuqezi.

Milani, me drejtorin Furlani, janë dakort për këtë mundësi. Edhe Como mund të jetë. Mungon miratimi nga FIGC, UEFA dhe FIFA, të cilëve u është dërguar tashmë një kërkesë zyrtare. Institucionet në Perth do të marrin një përgjigje përfundimtare deri më 30 shtator 2025.

sfidanti.al