Arrigo Saki: Për Italinë hoqa dora nga shumë para

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Saki ka dhënë një intervistë interesante rreth një teme mjaft delikate për italianët në ditët e fundit.

Sipas ish-komisarit teknik, i cili dërgoi Italinë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës “SHBA 1994”, posti i refuzuar së fundmi nga Ranieri dhe Pioli duhet të konsiderohet një privilegj. “Më duket se këto momente, Italia po trajtohet keq dhe për këtë fakt nuk ndihem mirë. Një lojtar, i grumbulluar për ndeshjen me Norvegjinë, refuzoi që të grumbullohej. Ndërsa për postin e komisarit teknik u gjet akordi me një person serioz siç është Ranieri, por që papritur u tërhoq”, komentoi Saki.

Mes të tjerash 79-vjeçari këshilloi drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit se duhet të rishikonin qëndrimin e tyre karshi Roberto Mançinit edhe pse ky i fundit i braktisi pak vite më parë i joshur nga oferta e ardhur nga Arabia Saudite. “Të gjithë mund të gabojmë dhe mendoj se edhe Mançini nuk u soll mirë. Ai kërkoi falje dhe për këtë arsye mendoj se duhet konsideruar tani si një alternativë. Mendoj se secili prej nesh meriton një shans të dytë”, tha Saki.

Mes të tjerash Saki nënvizon faktin se kombëtarja italiane nuk refuzohet kurrë. Në këtë drejtim ai tregoi se ka dhënë shembullin personal kur në 1991-in refuzoi shifrat të mëdha që i jepte Milani për të marrë gati një të tretën tek të kaltrit.


sfidanti.al