Viktor Gyokeres dhe interesi gjithnjë e më këmbëngulës i Juves, një mesazh i fortë dhe i qartë vjen nga Portugalia për bardhezinjtë dhe klubet e tjera që thuhet se po e ndjekin situatën e lojtarit me shumë vëmendje.
“Për momentin nuk ka mbërritur asnjë ofertë për Gyokeres – deklaroi presidenti i Sporting Lisbon për BBC-në, duke minimizuar lajmet e fundit të tregut në lidhje me sulmuesin -. Por sidoqoftë, ju them se 70 milionët për të cilët është folur në orët e fundit nuk do të ishin të mjaftueshme”.
“Nuk është e vërtetë që i premtova se do të largohej, me mua ky shantazh nuk funksionon dhe me këtë manovër nga agjenti situata vetëm sa do të përkeqësohet”, shtoi Frederico Varandas, duke e bërë të qartë pa asnjë dyshim se ai nuk është i gatshëm të durojë presionin e medias ose të bëjë ndonjë lloj zbritjeje për çmimin e sulmuesit.
sfidanti.al