Mihajlo Mudrik, magjistari ukrainas që i kushtoi Çelsit 100 milionë euro!

Fjala ishte se ai do të shkonte tek Arsenali, dhe dëshira e futbollistit qe e tillë. Mihajlo Mudrik është vetëm 22 vjeç, por Çelsit do t’i kushtojë sot vetëm diçka më pak sesa Romelu Lukaku dy vjet më parë. Klubi londinez, në nevojë urgjente për lojtarë, nuk po pyet për shpenzime ndaj edhe vendosi të jepte 90 milionë paundë stërlina, apo diçka më shumë se 100 milionë euro për kartonin e ukrainasit të Shahtarit të Donjeckut. Nga këto, 62 milionë paundë jepen tani dhe 26 milionë më pas. Arsenali ishte ndalur në 62+20 milionë paundë. Takimi i palëve u mbajt në Poloni, meqë në Ukrainë vazhdon sulmi rus, dhe pritet që Mudriku të bashkohet me Çelsin këto ditë.

Sfidanti.al