Ndërsa Saudi Pro League po merret me mundësinë e pezullimit katër ndeshjesh të Cristiano Ronaldos, emri i Lionel Messit po rikthehet në qendër të vëmendjes në Lindjen e Mesme. Anmar Al Haili, president i Al-Ittihad-it, ka riafirmuar obsesionin e tij për të nënshkruar me argjentinasin, duke deklaruar se është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë historike, pa precedent në sportin profesional.
Ekzekutivi saudit u shpreh qartë se paratë nuk janë pengesë për të parë kampionin e botës të veshur me fanellën e verdhezi. Al Haili tha se nëse Messi do ta pranojë ofertën, ai do të mund të zgjedhë personalisht pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës, madje duke sugjeruar edhe një marrëdhënie “për gjithë jetën” me klubin. “Fitimi financiar nuk ka rëndësi për mua; dua Messin sepse ai është lojtari më i mirë në histori,” pranoi presidenti i klubit.
Megjithatë, më herët Messi kishte refuzuar oferta të tjera nga Arabia Saudite, por shpresa për një marrëveshje mbetet ende e gjallë, me Al-Ittihad që duket i vendosur të bëjë gjithçka për të bindur ‘yllin’ argjentinas. Kujtojmë që pjesë e Al Ittihad-it, momentalisht, është edhe mbrojtëis i Kombëtares Shqiptare, Mario Mitaj, pa harruar emra të tjerë të mëdhenj të futbollit si Benzema, N’kante, Fabinho etj.
sfidanti.al

