Messi vendos të ardhmen e tij, rinovon kontratën me Inter Miamin

Inter Miami njoftoi zgjatjen e kontratës së Lionel Messit deri në vitin 2028, nëpërmjet një deklarate në profilet e tyre zyrtare. Marrëveshja e mëparshme e yllit argjentinas skadonte në fund të vitit. Messi ka bërë 82 paraqitje për klubin amerikan, duke shënuar 71 gola dhe duke dhënë 37 asiste. Kohët e fundit u fol se Messi mund të transferohej në Arabinë Saudite, por duket se ylli argjentinas, tashmë 38 vjeç, ka vendosur që të mbyllë karrierën e tij në MLS.

sfidanti.al