Messi vazhdon të përpiqet të shpjegojë mungesën e tij në ndeshjen miqësore në Hong Kong, e cila çoi edhe në anulimin e dy ndeshjeve miqësore në Kinë. Kampioni argjentinas, në një video të publikuar në rrjetin social kinez Weibo, i është rikthyer asaj që ndodhi më 4 shkurt kur mungoi në ndeshjen ndërmjet Inter Miami dhe Hong Kongut. Një rast që nxiti pushtetin vendor të mbajë qëndrim, i cili kërkoi qartësi urgjente. Zemërimi u rrit më tej kur Messi hyri në lojë në minutën e 60-të disa ditë më vonë në një tjetër miqësore, kundër Vissel Kobe në Tokio. Pas kësaj sfide, hashtag-u “mrekulli mjekësore” u bë trend me mbi 1.3 milionë shikime.
Messi mohoi se mungesa e tij ishte për arsye politike dhe përsëriti se nuk mund të merrte pjesë në ndeshje për shkak të një inflamacioni i cili ishte përkeqësuar një ditë para ndeshjes në Hong Kong: “Kisha një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe të veçantë me Kinën dhe kam bërë shumë gjëra në Kinë”, tha Messi në videon e postuar në Ëeibo ku shtoi se do të dëshironte të kthehej në Kinë.
sfidanti.al