Lionel Messi shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Inter Miami ndaj Nashville në ndeshjen hapëse të Play Off-it të MLS.
Skuadra nga Florida kryeson 1-0 serinë e ndeshjeve të Play Off-it dhe do të ketë një shans për të avancuar në gjysmëfinalet e konferencës nëse fiton edhe ndeshjen e dytë në Nashville më 1 nëntor.
Para ndeshjes, ylli argjentinasi 38-vjeçar mori trofeun e golashënuesit më të mirë të sezonit të rregullt, pasi kishte shënuar 29 gola në 28 ndeshje.
Messi vetëm pak ditë më parë zgjati kontratën e tij me Miamin, klub ku do të luajë deri në vitin 2028.

