Ish-sulmuesi i QPR, Djibril Cissé, ka reaguar ashpër pas deklaratës së Wayne Rooney, i cili akuzoi skuadrën londineze se “u dorëzua” ndaj Manchester City-t në ndeshjen dramatike që vendosi titullin e Premier League në vitin 2012.
Rooney deklaroi: “Është e çuditshme. QPR ia ktheu menjëherë topin City-t pas golit të dytë dhe Cissé po festonte me lojtarët e City-t. Nuk më duket aspak normale.”
Por Cissé e ka mohuar me forcë një gjë të tillë, duke sqaruar arsyen e gjestit të tij: “Po festoja me Samir Nasri-n, mikun tim prej 15 vitesh. Nuk më interesonte City, isha thjesht i lumtur për të dhe i lehtësuar që QPR mbeti në Premier League.
“Nëse do të donim që City të fitonte, do t’i kishim lënë të shënonin 4 apo 5 gola, por nuk e bëmë. Luftuam fort dhe kishim një skuadër të fortë në fushë. Nuk ishte faji ynë që United humbi titullin — ata humbën pikë gjatë gjithë sezonit.”

