Me trofeun e artë në dorë, më të shtrenjtin për një futbollist, dhe i mbajtur mbi supet e shokëve me të cilët realizoi trimërinë më të madhe në karrierë. Lionel Mesi e pati foton e tij ikonike në karrierën me Argjentinën, ndërsa mediave ndërkombëtare nuk mundi t’i shpëtonte fakti se ajo foto ishte “si dy pika uji” e ngjashme me atë të Diego Armando Maradonës pas triumfit në Kupën e Botës në Meksikë në 1986.
Sfidanti.al