Në të vërtetë, më i miri u shpall Lionel Mesi dhe prandaj fitoi Topin e Artë. Po ashtu fitoi Kupën e Botës. Gjithsesi, në Francë e kishin mendjen më shumë tek djemtë e tyre që luajtën një finale heroike, edhe pse e nisën luftën pak si vonë. E përditshmja “L’Ekip” pasi titullon në kopertinë “Më kokën lart”, komenton situatën e Kilian Mbapesë që shënoi 3 gola në finale, mori notën më të lartë të gazetës, 9, por mbeti pa titullin. “Kilian Mbape, Mbreti pa kurorë”, shkruajti media pariziane.
Sfidanti.al