Mesi e vendos më në fund një rekord në Botërorë

Nuk ka mundur të shpallet dot kampion i botës, dhe nuk ka mundur ta fitojë dot Këpucën e Artë. Edhe për “princin” e futbollit planetar, Lionel Mesin, ekziston fjala “e pamundur”, veçse kupat e botës të paktën i kanë dhënë një shpërblim. Me golin e shënuar ndaj Nigerisë, të parin në Rusi 2018, argjentinasi u bë i pari dhe i vetmi lojtar deri tani që realizon në botërorë, në adoleshencë, në moshën 20 e ca vjeçare, dhe tani që është mbi 30 vjeç.

Natyrisht, numri 10 nuk mund të kënaqet me kaq pak, as me faktin e u shpall Topi i Artë i Botërorit 2014 në Brazil. Ai nuk dëshiron asgjë më pak sesa vetë kupën e artë të botës, diçka që i ka rrëshqitur nëpër duar, edhe kur e pati aq afër 4 vjet më parë. Premtimi i Mesit është që “nuk e lë futbollin, pa dalë kampion bote”.

Sfidanti.al