Fatkeqësia e gjermanëve, lumturi e meksikanëve, ja “fytyrat” e tifozëve

Në Suedi thonë fjalën e urtë se “fatkeqësia e njërit, është fitim i tjetrit”, diçka që ka mbetur nga e kaluara. Në sport dhe në futboll mbetet aktuale dhe u duk qartë pas ndeshjeve në grupin F. Tifozët gjermanë u dëshpëruan pa masë, u zhgënjyen dhe u tronditën, krejt ndryshe nga sa ndodhi 4 vjet më parë kur u fitua kupa e botës.

Në Berlin, në Rusi, apo në çdo qytet të Gjermanisë, turmat prej mijëra njerëzish u kthyen si kortezhe varrimi, me heshtjen e padurueshme dhe me lotët, ndërsa fanelat, kapelet dhe ngjyrat e kombëtares u dukën si karrikatura.

E kundërt gjendja e tifozëve koreanojugorë, por edhe meksikanë. Pati shumë vëllazëri mes aziatikëve dhe amerikanoqendrorëve, pasi meksikanët falenderuan Korenë e Jugut që i lejoi të ishin në Botëror. Edhe mediat apo postimet në rrjetet sociale e patën këtë “lajtmotiv”, herë duke vendosur sombrero meksikane mbi kokën e ndonjë koreani, herë duke vendosur fytyrën e golshënuesit Son në flamurin e Meksikës.

Sfidanti.al